Investim i ri pritet në ZZHTI Shkup një, në Bunarxhik. Siç kumtoi sot në konferencë për media zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, ministrat dje e kanë pranuar propozim vendimin për përcaktimin e periudhës për qira të tokës ndërtimore në Zonën
Zhvillimore Teknologjike – Industriale Shkupi 1, apo ZZHTI 1 me Shoqërinë për prodhim, tregti, qarkullim dhe shërbime DOGAN OTOMOTIV SHPK eksport – import Shkup.
“Ky është investim i ri i Shoqërisë Dogan Otomotiv nga Republika e Turqisë. Bëhet fjalë për kompani
e cila prodhon pjesë rezerve për industrinë automobilistike”, tha zëdhënësi Mile Boshnjakovski.