Të rinjtë të punësuar në Maqedoni konsiderojnë se të drejtat e punës nuk respektohen, por frikësohen të paraqesin edhe çfarëdo lloj shkelje të të drejtave të tyre që të mos largohen nga puna, tregojnë të dhënat e hulumtimit që e zbatoi Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA.
Rezultatet e hulumtimit onlajn të zbatuar nga 15 janari deri tani tregon se 75 për qind e të anketuarve të tërësishëm 1.239 të anketuar konsiderojnë se të drejtat e punëtorit janë shkruar vetëm në letër, ndërsa 57 për qind frikësohen të paraqesin çfarëdo lloj shkelje për dy arsye – që të mos largohen nga puna dhe për shkak të asaj që të punësuarit e tjerë heshtin.
Dhjetë për qind e të punësuarve punojnë me marrëveshje me gojë ose pa kurrfarë, ndërsa 10 për qind e numrit të tërësishëm të të punësuarve nuk u është dhënë ta lexojnë marrëveshjen për punësim që e nënshkruajnë.
Nga personat e papunësuar, 25 për qind kanë deklaruar se janë të gatshëm të punësohen pa nënshkruar kurrfarë marrëveshje, ndërsa 64 për qind janë të gatshëm të nënshkruajnë vendim për largim nga puna.
“Këto fakte tregojnë se gjendja me njerëzit e rinj të punësuar në Maqedoni është shqetësuese dhe ajo që duhet të bëhet është zgjidhje sistemore përmes së cilës do të mbrohen të drejtat e punëtorit dhe punëdhënësit do të jenë më të motivuar ta hapin procesin dhe t’i edukojnë punëtorët e ardhshëm në raport të të drejtave të tyre të cilat u janë të garantuara me ligj”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Koalicionit SEGA, Zoran Ilieski.
Edhe sipas kryetarit të Konfederatës së Sindikatave të Lira Bllagoja Ralpovski në Maqedoni nuk respektohen të drejtat e punës dhe ajo është një nga arsyet për shkak të së cilës të rinjtë e braktisin shtetin.
Hulumtimi është zbatuar në suaza të fushatës nacionale “365 të drejta të punës për të rinjtë”, që e zbatojnë Info qendrat këshillëdhënëse dhe informative rinore SEGA dhe Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë.