Temat e njohura nga “Bitëllsat” dhe “Kuin” për herë të parë në Maqedoni do të tingëllojnë nga instrumentet frymore në një koncert në Bras-kuintetin e Shkupit më në sallën kamertale të Filarmonisë së Maqedonisë.
Sonte anëtarët e kuintetit: Aleksandar Ilievski dhe Uiliam Barakoski (trombë), Blagoja Vasilevski (korno), Nikola Ristevski (trombon) dhe Aleksandar Niniq (trombë) do t’i performojnë të famshmet: „Bohemian Rhapsody“, „Imagine“, „Hey Jude“, „I Want Hold Your Hand“, „Yesterday“, „She Loves You“, „Somebody to Love“, „Help“.
Bras-kuinteti i Shkupit është formuar në vitin 2016. Ka repertor të gjerë dhe stile dhe zhanre të ndryshme. Anëtarët e Bras-kuintetit të Shkupit janë anëtarë të rregullt në Filarmoninë e Maqedonisë dhe në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm në Orkestrën frymore të qytetit, Big-bend të RTVM-së dhe Big-bendi i Shoqatës së xhaz-muzikantëve të Maqedonisë.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Kthesë në hetime/ Ylli Shkalla nuk është autori i plagosjes dhe grabitjes së 25-vjeçares ukrainase në Greqi, gjurmët e gishtërinjve e përjashtojnë
- Policia e Maqedonisë me uniforma, këpucë e çizme të reja, MPB u bën thirrje kompanive të marrin pjesë në tender
- (VIDEO) Osmani: Unë nuk kam plan rezervë, Mexhiti ka
- (VIDEO) 7 vjeçarja vdes në spital, familja fajëson mjekët, drejtori thotë se ata vepruan sipas protokolleve
- Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban
- 10 rregulla të rëndësishme për të mbrojtur hapësirën tënde
- EMRAT/ GJKKO shqyrton çështjen ndaj 6 të pandehurve për trafik dhe vrasje, mbrojtja kërkon pafajësi: Nuk ka prova
- Në listën e zezë amerikane, por jo edhe para drejtësisë maqedonase