Delegacioni i OH “El Hilal”, i udhëhequr nga kryetari, Behixhudin Shehapi dhe anëtarët e kryesisë Talat Sadiku, Ali Sadiku dhe Irfan Isaku, qëndrojnë në vizitë në qytetin e Bursës. Qëllimi i kësaj vizite dyditore ishte t’i urohet posti i kryetarit të ri të këtij qyteti vëllazëror, Alinur Aktash.
Në pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që u organizua për delegacionin e “El Hilal”-it u theksua rëndësia e bashkëpunimit të deritashëm në sferën e aktiviteteve sociale dhe u konfirmua gatishmëria për vazhdimin e partneritetit.
Gjithashtu, delegacioni i “El Hilal”-it e vizitoi edhe ish-kryetarin e këtij qyteti, Rexhep Alltepe dhe ish-sekretarin gjeneral, Bajram Vardar, të cilët kanë kontribuar tej mase për mbështetjen e projekteve humanitare në Maqedoni.