Institucionet e drejtësisë në vend kanë treguar rezultate shumë të dobëta në zbatimin e padive të fituara në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kundër Republikës së Maqedonisë. Në raportin e ekspertit gjerman Rejnhard Pribe, që pasqyron gjendjen e gjyqësorit në Maqedoni, të publikuar disa muaj më parë, thuhet se nga mbi 100 padi të fituara në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Maqedonia ka zbatuar vetëm rreth 10 prej tyre.
Disa muaj pas publikimit të raportit të Pribes, ky numër ka ndryshuar duke zbatuar rreth gjysmën prej tyre. Problemi për moszbatimin e pjesës tjetër të padive të fituara, qëndron te komisioni qeveritar, i cili duhet të çlirohet nga ndikimi politik dhe t’i rikthehet funksionimit normal. Gjithashtu duhet të rritet vetëdija tek institucionet tjera për rëndësinë dhe seriozitetin e zbatimit të këtyre padive, thotë agjenti i Maqedonisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kostadin Bogdanov.
“Komisioni duhet të lirohet pak nga ndikimi politik, dhe të funksionojë në kuadër të parimeve të drejtësisë, ato juridike dhe të ngritet vetëdija tek të gjitha institucionet për rëndesinë që ka zbatimi i këtyre padive. Këtu përfshihen para së gjithash Prokuroria, gjykatat dhe organet e tjera që kanë të bëjnë me procesin e zbatimit. Duhet ta kuptojnë se sa serioze është zbatimi i këtyre padive”- thotë për Almakos, Kostadin Bogdanov.
Nga Byroja për Mbrojtjen e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, thonë se momentalisht në fazën e ekzekutimit dhe nën mbikëqyrjen e Komitetit të Ministrave, janë 49 raste të vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Republikës së Maqedonisë.
“Në raportin e ekspertit, Rejnhard Pribe thuhet se : “Byroja për Mbrojtjen e GJEDNJ-së bëri përpjekje të konsiderueshme për të siguruar ekzekutimin e shpejtë të vendimeve të GJEDNJ-së (” prioritet i menjëhershëm i reformës “) dhe arriti rezultate të mira të cilat janë nën mbikëqyrje të fortë”. Momentalisht në fazën e ekzekutimit dhe nën mbikëqyrjen e Komitetit të Ministrave, janë 49 raste të vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) në rastet kundër Republikës së Maqedonisë (RM). “- thonë nga Byroja për Mbrojtjen e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ato ankohen se Byroja nuk ka staf të mjaftueshëm, [ështje që ka ngritur edhe eksperti Rejnhard Pribe në raportin e tij.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com