Ministria e Kulturës ka formuar komision ekspertesh për hulumtimin e të gjitha aspekteve dhe rrethanave lidhur me rikonstruimin e xhamisë Ali Pasha në Ohër, për të cilën ditë më parë shoqata qytetare “Sovest”, paralajmëroi se do të ngre padi penale kundër personave të involvuar në punimet për rikonstruim e Xhamisë , që sipas tyre është i pa ligjshëm.
Nga Bashkësia Fetare Islame në Shkup, thonë se punimet për rikonstruimin e Xhamisë janë bërë me pëlqimin e tyre, por shtojnë se përgjegjëse për rastin në fjalë është Ministria e Kulturës dhe Muzeu i Ohrit.
Nga Ministria e kulturës thonë se nga hulumtimet e dokumentacionit rezulton se nuk ka asnjë pengesë për rikonstruimit e objektit të xhamisë.
“Nga hulumtimi i dokumentacionit që Ministria e Kulturës e ka në dispozicion nuk ka asnjë far pengese që të vazhdohet me rikonstruimin mirëpo në përputhshmëri me standardet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ne nuk kemi asgjë kundër mbrojtjes së trashëgimisë kulturore pa marr parasysh religjionit apo periudhës historike të cilës I përket ndonjë objekt”, tha Petrit Saraçini, këshilltarë në Ministrit të Kulturës.
Ai thotë se rikonstruimi do të bëhet ashtu siç e parasheh ligji duke I respektuar të gjitha procedurat të cilat I referohen mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe të objekteve me domethënie historike.
“Duam që të rikujtojmë opinionin se liria e shkrehjes së ndjenjave fetare është e garantuar me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë ndërsa mbrojtja e trashëgimisë kulturore duke kyçur objektet historike fetare pa marr parasysh religjionit të cilit I përket është prioritet më I lartë për ne”, pohoi Saracini, duke thënë se fatkeqësisht gjërat e tilla shpesh herë ekspolanantohen për nxitje të tensioneve ndër fetare dhe ndër etnike.
Ministria e Kulturës paralajmëron formimin e një komisioni të veçantë, i cili do të japë instruksione konkrete se si do të vazhdohet me rikonstruimin e Xhamisë në përputhshmëri me procedurat dhe përfshirjen e të të gjitha organeve kompetente në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Saraçini shtoi se për rikonstruimin e xhamisë, komisioni do të kërkoj mendim edhe nga UNESCO.
“Përkundër kësaj ne më tepër duam ta vështrojmë kulturën dhe trashëgiminë kulturore si një pasuri e përbashkët, e cila na afron”, përfundoi Saracini.
Kujtojmë para disa ditësh, shoqata qytetare “Sovest” paralajmëroi padi penale kundër personave të inovolvuar në rindërtimin e Xhamisë Ali Pasha. Ata dënojnë ashpër heshtjen e institucioneve dhe thonë se institucionet janë bashkëpunëtorë në aktivitete të rrezikshme kriminale.
Mevludin Imeri
Almakos.com