Teatri për fëmijë dhe të rinj sonte në orën 19.30 në mënyrë solemne do ta shënojë 20 vjetorin e shfaqjes aktive të “E bukura dhe bisha” – shfaqjes më të shfaqur në Maqedoni. Në shënimin e kësaj ngjarje do të vendoset ekspozitë retrospektive për këtë shfaqje edhe për 20-vjet nga vendosja e ansamblit në hapësirën aktuale.
“Nga premiera më 6 shkurt 1998, “E bukura dhe bisha” për 20 vjet me radhë është në repertorin vijues të teatrit. Së shpejti do ta ketë shfaqjen e 350-të, ndërsa me atë do t’i vihet rekordi i shfaqjes më të shfaqur në Maqedoni”, kumtoi Teatri për fëmijë dhe të rinj.
Kjo shfaqje u zhvillua edhe në shumë skena të tjera në Maqedoni, por edhe në festivale ndërkombëtare prestigjioze. I ka fituar çmimet për kostumet më të mira të përpunuara nga Aleksandar Noshpall, si dhe çmimin për realizimin më të mirë të aktorëve.