Era digjitale ka sjell ndryshime edhe në mënyrën e udhëheqjes së diplomacisë, ndërsa përzgjedhja e parë e platformës sociale sa i takon komunikimit për shumë liderë politik është mu platforma Tviter.
Sipas një rezultati të një studimi bërë më 2017 në fund të majit, realizuar nga kompania me renome nga Nju Jorku “Burson – Marsteller”, ekzistojnë profile në Tviter të shefave të shteteve, Qeverive si dhe ministrave të jashtëm në 178 shtete që është 92 % nga anëtarët e Kombeve të bashkuara me 356 milionë ndjekës, transmeton Medial.mk.
Në ndërkohë, kompania amerikane në fjalë, ka njoftuar se me rreth 40 milionë ndjekës në tetor, Tramp ka tejkaluar Papën dhe është lideri më i ndjekur botëror në Tviter. Në profilin e tij personal në Tviter qëndron e dhëna për 47,3 milionë ndjekës.
Sa i takon Maqedonisë, Tviter përdorin disa politikanë si Andrej Zhernovski, Antonio Milloshoski, Ilia Dimovski, Stefan Bogoev, Stevo Pendarovski etj, prej ministrave Radmilla Shekerinska, Bujar Osmani, Oliver Spasovski, Jani Makraduli…
Presidenti Gjorge Ivanov ka llogari joaktive në Tviter me publikime gjatë periudhës zgjedhore më 2009, derisa kryeministri Zoran Zaev e ka aktiv llogarinë e tij në Tviter si dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ish kryeministri Nikolla Gruevski pas tërheqjes nga pozicioni i liderit nuk ka publikime në Tviter./Medial.mk