Një person është lënduar rëndë, ndërsa një ka marrë lëndime më të lehta në dy prej gjithsej gjashtë aksidenteve të regjistruara rrugore në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Për katër aksidente janë regjistruar dëme materiale.
Policia e trafikut ka sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe ka përjashtuar nga komunikacioni 11 shoferë, prej të cilëve nëntë para se të fitojnë të drejtën e ngasjes së automjetit motorik dhe dy fillestarë.
Janë përjashtuar nga komunikacioni 13 automjete të paregjistruara, ndërsa janë sanksionuar 91 shoferë për parkim të padrejtë dhe me “karrotrecin” janë mënjanuar 86 automjete. Shtatë shoferë janë dënuar për tejkalim jo të drejtë edhe shtatë për mos posedim të pajisjeve dimërorë, si dhe nga tre për rreshtim jo të drejtë, se nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve dhe këmbësoreve dhe për kalim të udhëkryqit në dritë të kuqe.
Në suaza të projektit të vendosur të komunikacionit “Kultura e komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore” sektori për parandalim sot realizon punëtori edukative në kopshtin “8 Marsi” objekt i “Xunica” në komunën e Kisela Vodës.
Data 22.09.2025
Aktuale
- EMRI/ Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Vlorë, policia ngre postblloqe në hyrje-dalje të qytetit
- Arrestohet një 24-vjeçar në Lushnjë, akuzohet për p*rnografi me të mitur! Policia gjen materialet në shtëpinë e të riut
- Taravari: Kjo është porosia për kryeministrin Mickoski
- DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit
- Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg Xhevahir Veizin
- Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli