Punëtori Alim Memeti ka bërë një veprim jo të zakonshëm, por të arsyeshëm sipas tij.
Ai pasi që ka përfunduar punën për të cilën ishte marrë vesh me kompaninë e Filip Savevskit, pas katër muajve pritje që t’i bëhet pagesa e mjeteve në vlerë prej 500 eurove, ka vendosur që paratë mos t’ia kërkojë më, por as edhe punën e kryer, gjegjësisht fasadën e punuar për tre shtëpitë e kompanisë së lartpërmendur ta rrënojë, transmeton Medial.mk
Siç thotë Memeti, këtë ngjarje të pazakontë e ka nxitur jo korrektësia e pronarit të kompanisë ‘Vaf Inzenering’ Filip Savevski.
Punëtori Alim Memeti për Medial.mk thotë se ai dhe ekipi i tij i punës asnjëherë nuk do të lejojnë që dikush të tallet me djersën e tyre dhe kafshatën e bukës së fëmijëve të tyre.
/MEDIAL.MK/
Për ta hapur videon, klikoni në foton më poshtë dhe me klik të djathtë mbi fotografinë zgjedhni Show Video Controls dhe pastaj ju paraqitet opcioni per ta bërë PLAY videon.