Më shumë se 1400 dosje të personave të burgosur arritën në arkivat e të gjitha gjykatave në vend, pas hyrjes në fuqi të ligjit të amnistisë. Sipas drejtorit të burgut në Idrizovë, janë liruar 181 të burgosur. Dënimi prej 30% është reduktuar për rreth 300 persona të dënuar, deklaroi drejtori i burgut Sadush Arifi për TV 24.
Ai hedh poshtë akuzat e disa të dënuarve që akuzuan për ryshfet nëpër burgje dhe se ka pasur tarifa për të amnistuarit. Ligji u miratua më 15 janar dhe nuk vlen për vrasësit, pedofilët, përdhunuesit dhe personat që kryen krime kundër shtetit.