Qindra-mijëra persona kanë protestuar sot në sheshin “Syntagma” para parlamentit në Greqi kundër pranimit të emrit të Maqedonisë.
Kompozitori me fame botërore, Mikis Theodorakis dhe konstitucionalisti i njohur Jorgos Kasimatis kanë kundërshtuar negociatat, duke theksuar se shteti fqinj ka pretendime territoriale.
Kompozitori grek Mikis Teodoraskis i pari mbajti fjalim në protestën e madhe në Athinë, e thirrur kundër përdorimit të termit “Maqedonia” në emrin e shtetit tonë.
Kompozitori i famshëm i dërgoi kritika të ashpra qeverisë greke, por edhe vendit tonë.
Përveç se tha se Maqedonia është greke, ai kërkoi edhe referendum, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Nëse një qeveri greke mendon që ta lë nënshkrimin në vendin për emër të përbërë, nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta pyes popullin grek. U bëj thirrje deputetëve, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë referendum”, tha Teodorakis.
Theksoi se ai dhe qytetarët grek ë nuk pranojnë të jenë vëzhgues pasiv në periudhën kur vendi ndodhet në një moment kaq kritik.
Lidhur me çështjen për emrin e përmendi vendimin e vitit 1992 të këshillit të liderëve të partive politike, nën patronazhin e presidentit të atëhershëm, kur u vendos termi “Maqedoni” të mos përfshihet në emër shkruan ekspress.
“Çdo anashkalim i kësaj pozite do të kishte rezultate katastrofale për vendin”, tha Teodorakis.