Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, në rrjetin e tij në facebook ka
bërë të ditur se edhe në këto momente kur reshjet intensive të
shiut po vazhdojnë, ai ndodhet në terren duke mbikëqyrur punën
për parandalimin e vërshimeve nëpër vendbanimet e Komunës
së Zhelinës, e sidomos në vendbanimin e Zhelinës.
Më poshtë ua sjellim postimin e tij të plotë:
‘’Kur janë në pyetje qyetarët, nuk njohim kohë! Kryetari i komunës, bashkë me Kryesuesin e keshillit komunal dhe drejtorin e Ndermarrjes publike komunale, gjenden në terren për t’i parë nga afër gjendjen e rrugëve dhe zhbllokimin e tyre, në komunën e Zhelinës e sidomos fshatit Zhelinë.’