Ramiz Merko, kryetar i Strugës ka realizuar së fundmi një takim me Bujar Osmanin, zv.Kryeministër për Eurointegrime.
Ajo që ra në sy nga fotografia e bërë në zyrën e Merkos është prapavia,gjegjësisht mungesa e pikturës me motive shqiptare në murin e zyrës së Kryetarit të Komunës.Në vend të saj, Merko ka pozicionuar televizorin që më parë ndodhej në këndin tjetër.
Nuk dihet nëselargimi i pikturës ka të bëjë me partnerët dhe votuesit e shumtë maqedonas ose ndoshta Merkos vetënuk i pëlqejnë piktura të tilla.
Sipas burimeve tona, piktura shqiptare, që ndryshe quhet “Lufta e Gjelave” tani është spostuar nësallën e takimeve të komunës, por nuk qëndron e varur në mur. Piktura është vendosur poshtëdyshemesë, prapa karrikeve, ku askush nuk mund ta shohë./Express/