Qindra mijëra njerëz pritet të dalin në protestat e sotme në Athinë kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni” nga ana e IRJM-së, shkruajnë mediat greke, transmeton Medial.mk.
Organizatorët presin që turma të tejkalojë shifrën e demonstratave të mbajtura vitet e fundit në kryeqytetin grek. Sipas tyre protesta i tejkalon partitë politike dhe porosia është patriotike dhe jopartiake.
Protesta thuhet se është e financuar nga “organizata maqedonase në Greqi dhe jashtë saj, veçmas nga SHBA-ja”. /Express/