Qeveria e udhëhequr nga LSDM e ka zvogëluar borxhin publik dhe atë shtetëror për herë të parë pas vitit 2009. VMRO-DPMNE i ka futur në borxhe dhe varfëruar qytetarët në vazhdimësi, me vite, ndërsa paratë i ka shpenzuar për luks, përmendore dhe pasurim të individëve nga kjo parti, thuhet në reagimin e LSDM-së, transmeton Medial.mk
Për atë, në vend të politikës reale dhe të përmbajtur, kritikës së argumentuar, sot VMRO-DPMNE plason vetëm lajmë të rreme.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes punës së përgjegjshme me financat publike në mënyrë strategjike menaxhon me borxhin dhe e stabilizon ekonominë. Paratë e buxhetit shfrytëzohen për implementimin e masave që janë në interes të qytetarëve dhe të cilat sigurojnë paga më të larta, vende të reja të punës dhe rritje ekonomike. Këto politika ekonomike I vërtetoi edhe Banka popullore e Maqedonisë e cila si trup i pavarur ka vlerësuar se ekonomia po lëvizë lart dhe gjendja ekonomike po përmirësohet. VMRO-DPMNE nuk mund ta fsheh faktin se borxhi publik dhe shtetëror në vitin 2017 shënojnë ulje. Kjo ndodh për herë të parë pas vitit 2009.