Qahil Rexhepi, vëllau i Komandant Shqiponjës ka ngushëlluar publikisht familjen e Nazmi Sulejmanit-Komandant Arushës me rastin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Lajm. Me këtë rast ai ka publikuar edhe fotografinë e komandant Arushës kur ka qenë për ngushëllime në Kumanovë, për Komandant Shqiponjën.
“Allahu te bashkoft ne Xhennet me gjith Dëshmorët Komandant Arusha qoft i perjetshem kujtimi per Ty, Lavdi veprës tuaj”, ka shkruar Rexhepi.