Me qëllim të koordinimit dhe funksionalitetit më të mirë, esnafi i Çarshisë ka vendosur që për përfaqësues të vetin në Këshillin e komunës Qendër të Shkupit ta caktojë biznesmenin e njohur, Muhamed Lamallari, shkruan Gazeta Lajm.
Lamalalri ëhstë pronar i disa lokaleve në Çarshi, në mesin e të cilëve edhe i restorantit të njohur, Austrian Palace. Vendimi është sjellur ditën e enjte dhe është nënshkruar nga kryetari i Esnafit, Bejtulla Morina. Esnafi i Çarshisë shpreson në bashkëpunim të mirë dhe frytëdhënës me komunën qendër dhe kryetarin e saj.