Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Artan Grubi, i cili njëherit është kryetar i grupit për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së prej 6 deri më 11 shkurt 2018, do të qëndrojë në vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grubi, vizitën e punës në SHBA do ta shfrytëzojë që të realizojë më shumë takime, ndër të cilat edhe me z. Bred Berkli, drejtor i Këshillit Nacional për Siguri të Evropës në Shtëpinë e Bardhë, znj. Molli Monttomeri, këshilltare speciale e zv. Presidentit të SHBA-së, Majk Pens, gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë, znj. Laura Kuper, zëvendëssekretare shtetërore për Siguri në Pentagon, z Mejtu Pallmer, drejtor për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, takime të veçuara me kongresmenët Debi Dingll, Pit Visklloski, Xhim Benks, Dejvid Prajs, me senatorin Majk Li dhe të tjerë.
Gjithashtu në Uashington, Grubi do të takohet me ambasadorin e Greqisë në SHBA, Haris Llakallos.
Në kornizat e vizitës së z. Grubi në SHBA, me ftesë të kongresmenëve z. Çarli Krist dhe z. Rendi Halltgrin, do të marrë pjesë në Mëngjesin e 66-të të Lutjeve në Uashington ku do të jetë prezent edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
Deputeti Grupi pastaj do të udhëtojë në Nju Jork në drekë pune me ndërmjetësuesin e OKB-së për emrin Metju Nimic, me ftesë të tij.
Kjo vizitë e Grubit paraqet mundësi që të riafirmohet mbështetja e fuqishme amerikane në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Njëkohësisht edhe mundësi e shkëlqyer që z. Grubi të informojë për progresin e arritur të vendit në muajt e fundit, të bazuar, para së gjithash, në aktivitetet e mëdha reformuese të Qeverisë dhe të shumicës parlamentare, por edhe të politikës së jashtme konstruktive, që në mënyrë të konsiderueshme kontribuon për hapjen e përshpejtuar të perspektivave të vendit për integrimin e vendit në NATO dhe BE.
Kjo vizitë pune e Grubit është me rëndësi të madhe, duke e pasur parasysh faktin se për ne, SHBA-ja është partner strategjik dhe Republika e Maqedonisë shpreson në mbështetjen e mëtutjeshme amerikane proaktive .