Pas vendosjes në funksion nga ana e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Jetësor, të Stacionit matës për praninë e mikro-grimcave PM10 që gjendet në oborrin e Shkollës fillore “Goce Dellçev”, Komuna e Gostivarit në ueb faqen zyrtare siguroi link të drejtpëdrejtë, ku për çdo ditë jepen informatat për nivelin e ndotjes së ajrit. Siç thuhet në kumtesën e Komunës, mungesa e stacionit matës në Gostivar për sasinë e mikrogrimcave PM10 në qytetin e Gostivarit, ishte një nga shqetësimet kryesore të kryetarit Arben Taravari edhe gjatë fushatës parazgjedhore. Duke mundësuar që qytetarët e Gostivarit në kohë reale të jenë të informuar me nivelin e ndotjes së ajrit, Komuna e Gostivarit synon që të rrisë vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe shpreh gatishmëri që konform kompetencave dhe mundësive të ndërmerr edhe hapa konkrete në drejtim të ballafaqimit me problemin.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Prishet radari i M-NAV në Aeroportin e Shkupit, reduktohet kapaciteti i uljes së avionëve
- BDI: As Mickoski, as vegla e tij VLEN, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre
- Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut
- Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut
- Arrestohen tre shtetase kineze për prostitucion, sekuestrohen para, celularë dhe karta bankare! Procedohen penalisht 5 klientë shqitarë
- Çfarë po zbulojnë shkencëtarët për efektet e vaksinave COVID-19 në shëndetin tonë?
- Groposi të ëmën për të përfituar pensionin e saj, flet 62-vjeçarja: Më ndihmoi një shqiptar, e bëra sepse…
- Gazprom-i rus del praktikisht nga pronësia e NIS-it