Nëse vendoset që të ketë referendum për çështjen e emrit të shtetit, shërbimi profesional I Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në aspektin teknik është i gatshëm që ta realizojë, megjithatë mandati I tyre është I kufizuar dhe nuk do të mund të sjellin vendime, të merren me rregulloren dhe çështje të tjera që nevoiten për realizim. Këtë e sqaroi zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, i cili tha se normat ekzistuese të Kodit Zgjedhor kërkojnë plotësimin e vendeve të zbrazëta në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Admir Shabani, KSHZ
“Në aspektin teknik ne jemi të gatshëm t’i realizojmë, mirëpo aspekti tjetër është komisioni shtetëror I zgjedhjeve, ai I cili sjell vendime, rregullore, çështje tjera për realizimin e zgjedhjeve, domethënë shërbimi profesional nuk e ka atë mandat që të bëjë gjëra të tilla. Mirëpo, kur flasim për normat ekzistuese të Kodit Zgjedhor, ato norma kërkojnë plotësimin e vendeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Ne punojmë sipas rregullave të cilat janë në fuqi. Për momentin KSHZ ka vetëm një anëtar, ndërsa vendet e tjera janë vende të zbrazëta, e keni parasysh momentin kur ndodhi kjo.”
Ai tha se formimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është kompetencë e Kuvendit dhe se për momentin shërbimi profesional i KSHZ-së, megjithatë po merren me aktivitete të përditshme.
Admir Shabani, KSHZ
“Është çështje, të cilën e bën parlamenti i RM-së, pasi e gjithë kjo procedurë është në kompetenca të këtij organi. Për momentin jemi të detyruar të punojmë si shërbim profesional në mënyrën se si jemi duke funksionuar. Kemi aktivitete të përditshme, punojmë në realizimin e planit gjashtëmujor të cilin e sollëm para pak ditëve dhe njëkohësisht kemi edhe aktivitete përgatitore për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.”
Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë do të nxirret në referendum, ku qytetarët do të japin vendimin përfundimtar, ndërkaq një gjë të tillë do të duhet ta zhvillojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa ky komision nuk është aktiv pasi shumica dërmuese e anëtarëve kanë dhënë dorëheqje dhe të njëjtat kohë më parë janë konstatuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga Kuvendi ku do të duhet të zgjidhen anëtarët e rinj, thonë se këtë iniciativë duhet ta marrin partitë politike pas një marrëveshje paraprake për përbërjen e re. Vetëm pasi partitë të propozojnë anëtarët e tyre, atëherë Kuvendi do të shpall konkurs për zgjedhjen e tre anëtarëve nga radhët e ekspertëve të pavarur për të cilët partitë më të mëdha parlamentare po ashtu do të duhet të vendosin me koncensus.