ardar ndikon në cilësinë e ujit. Me realizimin e projektit do të mundësojmë mbrojtjen e lumit dhe të ajrit. Këtë do ta arrijmë përmes dy kolektorëve në dy anët e Vardarit”.
Ndërsa drejtori teknik i “Ujësjellës dhe Kanalizim” Zllatko Ikonomov tregoi për karakteristikat e këtyre dy kolektorëve.
Zllatko Ikonomov, drejtor teknik i “Ujësjellës dhe Kanalizim”
“Janë dy kolektorë në anën e djathtë dhe të majtë. Nga ana e majtë kolektori është me gjatësi prej 4, 5 km. Ndërsa në anën e djathtë të Vardarit është rreth 3,5 km gjithashtu me një profil të madh prej 1800”.
Ata thonë se Qeveria është zotuar që këtë projekt ta fillojë më së voni deri në vitin 2020. Emine Ismaili /SHENJA/