“Nëse parashtron pyetje asnjëherë nuk do të marrësh intervistë”
Me këto fjalë Jane Llazevski i Ministrisë së Punëve të Jashtme u mundua që ta heshtë gazetarin e TV21, dhe mos ti lejojë të parashtrojë pyetje në konferencën pas takimit të ministrit Nikola Dimitrov me ndërmjetësin Methju Nimic.
Por pyetjen e bëri, dhe për t’ia dhënë fjalën u pajtua edhe ndërmjetësi ndërkombëtar, duke kërkuar vëmendje për pyetjen që po i parashtrohet.
Gazetari i TV21 filloi pyetjen pa mikrofon, kurse gjatë parashtrimit mori edhe paralajmërimin nga Llazevski nëse e përfundon fjalinë.
“Nëse parashtron pyetje asnjëherë nuk do të marrësh intervistë”
Pas përfundimit të konferencës, zyrtarë tjerë të ministrisë iu vërsulën gazetarit, duke e kërcënuar edhe me marrjen e akreditimit, dhe dërgimin e një note “proteste” në redaksi.
Për ta sqaruar situatën, redaksia e lajmeve kërkoi qëndrim zyrtar të ministrisë së jashtme rreth incidentit.
Në sqarimin e redaksisë, TV21 kërkoi sqarim nga Ministria e Punëve të Jashtme, se a është ky qëndrim zyrtar i ministrisë, apo vetëm i një zyrtari të saj, por përgjigje ende nuk ka marr redaksia.
Gjatë ditës, megjithatë, zyrtar të ndryshëm të ministrisë morën redaksinë në telefon, por nuk u përgjigjën zyrtarisht, duke e udhëzuar të njëjtën që kërkesën ta dërgoj në gjuhë zyrtare.
Për incidentin reagoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, e cila këtë tentim bllokim të gazetarit, e cilëson si presion ndaj medieve, dhe përzierje në punët e huaja!
“Dënoj ashpër sjelljen e përfaqësuesit të Ministrisë se jashtme, i cili sot gjatë konferencës për shtyp të ndërmjetësit Metju Nimic u përpoqën të pengojnë gazetarin e TV 21, Furkan Saliu, të parashtrojë pyetje.
Kjo përpjekje e pashembullt e Ministrisë së jashtme është tërësisht e papranueshme dhe cenon lirinë e mediave dhe të drejtën e qytetarëve për të informuar për çështje me interes publik.
Incidentet e ngjashme dëmtojnë rëndë imazhin e qeverisë së re dhe rrënojnë besimin e qytetarëve në punën e saj. Kërkojmë nga Ministria e jashtme të hetojë rastin dhe të marrë në përgjegjësi personin në fjalë, për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen. Përgëzoj kolegun Saliu, i cili refuzoi presionin dhe veproi komforë etikës profesionale duke u vënë në shërbim të interesit publik”, thanë nga SHGM.
Ministria e Punëve të Jashtme, deri në mbylljen e ditarit në orën 18h, nuk ka kthyer përgjigje zyrtare për këtë incident.