Ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic është shprehur shum optimist në lidhje me zgjedhjen e kontestit të emrit duke theksuar se ekziston vullnet politik nga tëdyja anët dhe se problemit disa vjeçar do ti vijë fundi shumë shpejtë. Pas takimit të tij me krerët më të lart shtetëror, këtë moment e ka quajtur pozitiv që sipas tij duhet shfytëzuar.
‘Unë nuk dua t[i nënvlerësoj dallimet në pikëpamjet, shpresoj se ato do të zgjidhen megjithatë është krijuar një moment pozitiv dhe duhet të shfrytëzohet. Kjo është koha e duhur të mundohemi të arrijmë progres në zgjidhjen e çështjes, përfundimisht ta zgjedhim, që rajoni të vazhdoj përpara me tëdyja vendet kurse miqësia dhe bashkëpunimi në mes të dy vendeve të vazhdoj,’’ ka thënë Nimic.
Sipas Nimic në propozimet e tija përveç emrit, nuk ka plane që të kontestohet identiteti i popullit maqedonas, pasi që ai konsideron se Qeveria e Maqedonisë është mjaft komplete që ta ruaj identitetin e popullit maqedonas, duke shtuar se OKB-ja po bisedon vetëm për emrin e shtetit por jo dhe për identitetin.
“Po arrijmë një pikë kur të dyja palët po punojnë shumë për të arritur një zgjidhje. Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga pala greke që do të thotë mohimi e identitetit të njerëzve këtu dhe besoj se zgjidhja është po aq e qëndrueshme sa ruajtja dhe forcimi i identitetit. Unë jam shumë optimist, ka dallime në pikëpamjet e të dy vendeve, por në Athinë nuk kam dëgjuar mohimin e identitetit, “tha Nimec.
Shefi i diplomacis Maqedonase Nikolla Dimitiev, ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë ka kuptim të plotë mbi zemërimin e qytetarëve të Maqedonisë për çështjen e emrit pasi që sipas tij është një temë shum e ndjeshme.
“Kemi mirëkuptim të plotë për këtë. Ne duam ta zgjidhim këtë çështje në një mënyrë që të dy palët Republika e Maqedonisë dhe Greqia të konsiderohen dinjitoze. Ne kemi mirëkuptim për qytetarët e Greqisë që e identifikojnë veten si maqedonas, por në Evropë në shekullin e 21, askush nuk mund të prek të e drejtat e të tjerëve”, theksoi Dimitrov.
Çfarë do të ndodhë nëse negociatat dështojnë, ndërmjetësi Nimic nuk deshti të komentojë, përveç se tha se është optimist dhe se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet për shkak se koha nuk mund të presë dhe rajoni duhet të përparojë, të jetë stabil dhe miqësor.
Ndryshe Nimic pas takimit me Nikolla Dimitrov, realizoj takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
Arbnora Memeti
Almkos