Prokuroria Themelore në Shkup ka marrë lëndën lidhur me vdekjen e lehonës shqiptare Dëbora Xhmbazi nga Kërçova në spitalin privat “Sante Plus”.
Prokurori i përgjithshëm kompetent nga Prokuroria themelore e Shkupit ka sjellë urdhër për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme, transmeton Gazeta Lajm.
Pas shqyrtimit dhe analizimit të materialit dhe pas marrjes së protokollit nga Instituti i mjekësisë ligjore, kriminalistikës dhe mjekësisë deontologjike, do të ndërmerret një vendim.