Maqedonia shumë shpejtë do të ndërrojë emrin e aeroportit të Shkupit “Leka i Madh” në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Greqinë dhe për të rritur shanset për zgjidhjen e çështjes së emrit, e cila do të hap rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO.
‘’Do të duhet të sjell vendim Qeveria, dhe kjo do të ndodhë së shpejti,’’ ka deklaruar zëdhëndësi Mile Boshnjakovski gjatë konferencës së sotme për media.
Boshnjakovski është optimist se vizita e ndërmjetësit për çështjen e emrit Metju Nimtz në Shkup, demostron vullnetin politik të qeverisë për ndërtimin e mardhënieve me Greqinë në nivel më të lartë se kurr më parë.
‘’Bisedimet po udhëhiqen nga ndërmjetësi Niemetz në kuadër të OKB-së. Në kuadër të kësaj po bëhen dhe takime direkte në mes ministrive për punë të jashtëme, pastaj këto biseda janë ngritut në nivelin e kryeministrave,‘’ tha Boshnjakovski.
Në lidhje me informacionet e fundit për mbajte të mundëshme të referendumit, Boshnjakovski ka thënë se ende nuk ka bisedime për këtë çështje.
A.M
Almakos