Procesi gjyqësor në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikola Gruevski, ministjra për Punë të Mbrendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministrit i Brendshëm Gjoko Popovski, për blerjen e Mercedesit luksoz në vlerë prej 600 mijë euro është shtyrë nga mesi i shkurtit.
Mbrojtësi Bogolub Sofrnoievski, ka kërkuar shtyerjen e seancës nën arsyetimin se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për shqyrtim, pasi që Popovski mbrëm e kishte emëruar si mbrojtës.
Në fillim të seancës për shkak të pranis së kamerave televizive, avokati i Gruveskit dhe Jankulovskës, Dimitar Dangov u ankua, sipas tij prania e kamerave është e kundërligjëshme dhe nuk është në kuadër të sistemit AKMIS.
Gjyqëtarja Dobrila Kacevska, këtë ankes e ka hedhur poshtë duke sqaruar se kamerat e sistemit nuk janë instaluar dhe se nuk ka asgjë të kudërligjëshme. Ajo i tëherqi vërejte dhe Nikola Gruevskit pas vonesës së tij të zakonshme nëpër seanca.
Gruevski dhe Jankullovska akuzohen për blerjen e Mercedesit luksoz në emër të MPB-së, të cilin e ka shfrytëzuar Gruevski, kurse Popovski për keqpërdorimin e pozitës zyrëtare si ish-ndihmës ministër i Brendshëm.
Për blerjen e Mercedesit publiku u informua pas publikimit të bisedave të përgjuara nga LSDM.
A.M
Almakos