Çmenduria e nacionalistëve të VMRO-DPMNE nuk ka fund. Deputetët e saj jo vetëm se kanë paralajmëruar se me mijëra amendamente do ta bllokojnë rivotimin e ligjin për gjuhët, pasi kryetari i shtetit Gjorge Ivanov nuk e kishte dekretuar, tani në mbledhjen e sotme të Kuvendit përpiqen me mish e me shpirt të pengojnë edhe vendosjen e ligjit në rend dite.
Aktualisht dhjetëra deputet të VMRO-DPMNE janë rreshtuar në foltore për intervenim procedural për të argumentuar kinse arsyen pse nuk duhet të vihet në rend dite ligji për gjuhët, i cili zgjeron gamën e përdorimit të gjuhës shqipe në organet pushtetit qendror.
E.SH
Almakos.com