Një këngëtare ruse e cila viteve të fundit ka jetuar në Maqedoni do të pajiset me shtetësi të Maqedonisë. Burime qeveritare kanë thënë për disa portale se Viktoria Loba, këngëtare ruse që ka jetuar dhe krijuar më shumë se 10 vite në vend për qëllime të interesit shtetëror do të përfitojë shtetësinë, por siç thuhet ajo plotëson edhe kushtet për posedimin e saj, edhe pse kjo nuk është faktuar me dokumente.
Por nga ana tjetër, janë me qindra familje shqiptare që ende përballen me këtë problematikë. Ka familje dhe familjar që mbi 60 vite jetojnë, punojnë, kanë kryer të gjitha shkollat në Maqedoni, por që nuk u jepet kjo e drejtë. Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka premtuar se këtë problem do ta zgjidh dhe se të gjithë këta persona vetëm me një dokument që dëshmojnë se kanë lindur, janë shkolluar në Maqedoni, do të përfitojnë shtetësinë. “Qoftë edhe një deftesë shkolle”, kishte theksuar Zaev.