Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër mbajtjes së referendimit në vend në lidhje me çështjen e emrit. Qëndrimin e ka bërë të ditur sot, zëdhënsi i partisë Bujar Osmani.
“BDI është që të mos ketë referendum në Maqedoni për çështjen emrit. Mendojmë se kjo do të nxiste mbajtje të referendumit edhe në Greqi, gjë e cila do të zvarriste zgjidhjen e problemit me çështjen e emrit”, deklaroi Bujar Osmani, i cili është edhe zëvendëskryeministër./SHENJA/