Sot në seancën plenare në Kuvend pritet të diskutohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Gjorgje Ivanov.
Seanca edhe pse ishte caktuar për në orën 11.00, e njejta ende nuk ka filluar. Ligji për përdorimin e gjuheve e ktheu në Kuvend partinë VMRO-DPMNE, të cilët kanë parashtruar rreth 35 mijë amendamentete bazuara në vërejtjet e përmendura nga presidenti Gjorgje Ivanov. Në sallën e Kuvendit u pa deputeti i VMRO-së dhe ish kryeministri në qeverinë teknike, Emil Dimitriev.
Jashtë Kuvendit në “Parkun e Gruas” një grup qytetarësh po protestojnë kundër dygjuhësisë, konkretisht kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Аlamkos