Për shkak të mungesës së prokurorit publim gjykimi i rastit ‘’Ryshfeti’’ në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, i cili duhejt të mbahej sot në Gjykatën Penale është shtyrë për më 26 shkurt pasi që prokurori të premten e kishte informuar gjyqëtarin e ri Darko Todorovski se nuk do të mund të marrë pjesë në seancë.
Senaca e mëparëshme për këtë lëndë gjithashtu është shtyrë, me arsyetimin se lënda nuk kishte arritur deri në Gjykatën e Apelit, e cila duhej të vendos pas ankesës së mbrojtjes së Zoran Zaev, i cili kërkoi që video inçizimet nga masat e posaçme hetimore të mos përdoren si dëshmi për rastin Ryshfeti, pasi që pjesë e tyre ishte publikuar në ‘’YouTube’’.
Në rastin Ryshfet, Zaev është i akuzuar pasi që ka kërkuar ryshfet rreth 160.000 euro nga afaristi Ivan Nikolov Saçevaliev, për legalizimin e vendit për ndërtimtari, gjatë mandatit të tij si kryetari i Komunës së Strumicës.
A.M
Аlmakos