Lidhja demokratike thekson se e përkrah qeverinë në procesin e ndërtimit të strategjisë për zgjidhjen e problemit me emrin dhe të përfshihen këto të gjithë partitë relevante, kreu shtetërorë si dhe ekspert nga e drejta ndërkombëtare, historian, gjuhëtarë, jurist, politikolog dhe të tjerë, transmeton Zhurnal.mk
“Vetëm me transparencë të plotë dhe informim objektiv është mundësia e përkrahjes nga qytetarët në ndërtimin e zgjidhjes dhe vendimit final për problemin e emrit, pa dallim nëse qytetarët do të deklarohen para ose pas arritjes së marrëveshjes me të cilën do të debllokohen proceset integruese, përgjegjësia për të ardhmen në shtet është mbi të gjithë por bara më e rëndë bie ndaj partive në pushtet të cilët e kanë si obligim që të sigurojnë koncenzus më të gjerë politik”, theksojnë nga LD.
Nga atje theksojnë se është koha që të sillemi si shtet të tregojmë lidership dhe vizion për 50 vitet e ardhëshme.
“Gabim nuk duhet të bëjmë as ndaj gjeneratave para neve e e as ndaj atyre që vijnë pas, nuk duhet të ketë dilema mbi punën dhe problematikën maqedonase e cila para 115 viteve është definuar nga Kërste Petkov Misirkov, kuptohet për gjithë procesin duhet të përfshihen edhe etnitetet tjera që jetojnë në vend si vlera demokratike dhe civile”, theksojnë nga LD.