Dy persona deri tani të panjohur dhe të armatosur me revole, mbrëmë kanë plaçkitur një dyqan në rrugën “Skupi” në Shkup.
Si që ka njoftuar MPB-ja, ngjarja është paraqitur nga një e punësuar në dyqan rreth orës 21, transmeton Medial.mk.
Plaçkitësit kanë hyrë në dyqan, derisa ajo dhe kolegia e saj kanë qenë në njërën nga kasafortat, kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.