Është djegur tërësisht një shtëpi në rrugën ‘Mihaill Gllinka’ në Lisiçe. Flakët e zjarrit kishin kapluar edhe shtëpin e fqiut, nga çka ishte dëmtuar kulmi dhe enterieri i shtëpisë.
Rreth orës 22 siç njoftojnë fqinjët janë dëgjuar disa zhurma dhe me shpejtësi kanë dalur për të parë se çfar ishte duke ndodhur, kur kanë parë zjarrin që kishte kapluar shtëpitë menjëherë kishin lajmëruar ekipet e zjarrfikësave. Brenda shtëpisë tashmë të djegur kishin qenë 6 anëtarë dhe në shtëpinë tjetër të dëmtuar ishin 4 persona, por fatmirësisht të gjithë antarët e familjes kishin arritur që t’i shpëtojnë flakëve të zjarrit. Ministria e Punëve të Brendëshme bënë të ditur se shkaqet e zjarrit ende nuk janë të njohura dhe se po punojnë për të gjetur të njëjtat.
Ministria e Punëve të Brendëshme
“Rreth orës 21:50 në rrugën ‘Mihaill Gllinka’ ka shpërthyer zjarr në shtëpinë dy katëshe, pronë e B.XH. (59 vjeçar). Shtëpia është djegur tërësisht, ndërsa zjarri është shpërndarë edhe në shtëpin e fqiut, pronë e S.A, nga çka është djegur i gjithë kulmi dhe enterieri i katit përdhes. Zjarri tërësisht shëtë shuar në orën 12. 10 të mesnatës nga Brigada e Zjarrfikësve. Po ndërmerren masa për t’u gjetur shkaqet e zjarrit”.
Fqinjët për televizionin Shenja treguan për frikën që i kishte kapluar natën e mbrëmshme në momentin kur kishin parë se po digjeshin shtëpitë dhe shprehnin shumë keqardhje për antarët e shtëpive që kishin pësuar dëmet materiale.
Fqinj
“Shtëpia digjej rreth orës 8-9. E pash prej diku 10 metra dhe flakët kishin kapluar shtëpinë. Nuk e di nga çfarë shkaqesh është djegur”.
Fqinj
“Jetojmë në lagjen ‘Verpolje’, dëgjuam se po vinte ndihma e shpejtë dhe pamë se ishte shkakstuar një zjarr. Nuk di më shumë, vetëm se shihej flakë”.
Ne tentuam që të marrim një prononcim edhe nga pronarët e shtëpive, mirëpo ata nuk donin që të flisnin për shkak se ende ishin në ethet dhe traumat e ndodhis së natës së mbrëmshme.