Zëvendëskryeministri i Reformave që qe propozim për Aleancën për Shqiptarët edhe më tej është në kalkulim nga Qeveria e Maqedonisë, dhe nëse i njëjti plotësohet, për të njëjtin deri në fund të mandatit qeveritar qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë mbi 3 milionë denarë, shkruan Portalb.mk.
Nga Qeveria e Maqedonisë deklaruan se zëvendësministri për Reforma nuk do të ketë objekt, nuk do të jetë institucion që do të funksionojë në kuadër të objektit të Qeverisë por as edhe kabinet qeveritar, siç qëndron rasti me zëvendëskryeministrin për Ekonomi, Koço Angjushev, por do të jetë post i vetëm një individi që do të ketë pagë të njëjtë sikurse zëvendëskryeministrat tjerë që kryejnë funksione ministrore. Gjithashtu, zëvendëskryeministri për Reforma nuk do t’i përgjigjet konkursit publik, as nuk duhet të plotësojë ndonjë kriter të veçantë, por do të dalë nga marrëveshjet e partive politike qeveritare.
“Përbërjen e qeverisë e rregullon partia e cila ka shumicë parlamentare. Në lidhje me rastin, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë paralajmëroi pozitë të zëvendëskryeministri për reforma e cila iu propozuar partisë Aleanca për Shqiptarët. Nga këtu, nga këtu zëvendëskryeministri për reforma do të përzgjidhej nga partnerët koalicionues, dhe jo nëpërmjet thirrjes publike. Kjo pozitë nënkupton koordinim të më shumë resorëve ministrore në raport të reformave kyçe, thelbësore për Republikën e Maqedonisë. Për momentin këto detyra i ka kryer drejtpërdrejt kryeministri Zaev. Zëvendëskryeministri për reforma dhe kabineti i tij, do të punojnë në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë. Zëvendëskryeministri i Reformave nuk do të ketë objekt vetanak, as nuk do të jetë institucion, as kabinet, por vetëm një pozitë”, thanë për Portalb.mk, nga Qeveria e Maqedonisë. Në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë funksinon vetëm kabineti i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë, Koço Angjushev përgjegjës për çështje ekonomike. Në kabinetin e tij janë të punësuar 14 (katërmbëdhjetë) administratorë shtetëror dhe tre këshilltarë të
veçantë. Zëvendëskryeministrat tjerë të Qeverisë së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski janë edhe ministra dhe rrogë marrin si të ministrave. Ndërsa, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është institucion me objekt vetanak, të quajtur sekretariat. Ngjashëm është rasti edhe me zëvendëskryeministrin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.