Lideri i partisë më të madhe greke Demokracia e re Kirjakos Micotakis pas takimit të sotëm me kryeministrin Cipras ka deklaruar se nuk do jep përkrahje për kryeministrin lidhur me zgjidhjen e problemit të emrit, transmeton Zhurnal.mk
Micotakis ka lëshuar kritika për mënyrën se si qeveria greke menaxhon këtë problematikë, duke thënë se janë bërë hapa të gabueshëm pa përfitime konkrete dhe se sipas tij në vend që të bëhet një front i përbashkët nacional ai ka vënë në vend të parë partinë.