Prokurori Darko Jakimovski në seancën e sotme publike në Gjykatën themelore në Shkup lidhur me sulmin e deputetit Zijadin Selam më 27 pril të vitit të kaluar në Kuvend, ka deklaruar se e vetmja arsye që Sela është ende gjallë, nuk është mëshira e sulmuesve, por fakti se ata kishin menduar se ai ka vdekur.
“Në këtë rast, dëshmitë do të tregojnë se në momentin kur sulmi dhe rrahja e kanë arritur kulmin e vetme për shpëtimin e të dëmtuarit Zijadin Sela nuk është hamendja е sulmuesve, por fakti që nuk ka dhënë shenja jete dhe të gjithë kanë menduar se është i vdekur. Të gjitha lëndimet e personit të dëmtuar janë shkaktuar në kokë dhe të paktën, dy janë kërcënuese për jetën, “ka sqaruar prokurori Jakimovski.
Dhjetë të akuzuarit për tentim vrasje ndaj Ziadin Selës kanë hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se janë të vetëdijshëm për çfarë janë të akuzuar, por se ndjehen të pafajshëm.
Mbrojta e të akuzuarve tha se klientët e tyre janë të pafajshëm, dhe se nuk i kanë shkaktuar askujt dëme, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën.
“Klienti im Kosta Delov nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të cilat po fajësohet. Ai vetëm donte të lavdërojë në Facebook se më 27 prill ka qenë në Parlament. Bazuar në këtë, është nisur një hetim, “tha avokati i njërit nga të akuzuarit.
Në këtë seancë nuk morri pjesë deputeti Ziadin Sela, kurse si dëshmitar morri pjesë deputeti Damjan Mançevski.
Seanca tjetër për rastin e Selës do të vazhdojë më 8 shkurt, kur pritet të prezentohen dëshmi, si[ janë fotografi dhe video, kurse si dëshmitar do të paraqiten edge vetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Ziadin Sela, ndërsa nga Prokuroria janë ftuar dhe ekspert nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
A.M
Almakos