Qeveria do ti ndajë ndihmë financiare në shumë prej 300.000 denarëve familjes Zulbeari nga Tetova e cila ishte viktimë e zjarrit që e kaploi shtëpinë e tyre në të cilën humbën jetën pesë anëtar të kësaj familje, nëna dhe 4 fëmijë të moshës së mitur.
“Të nxitur nga ngjarja tragjike në Tetovë, në të cilën familja Zulbeari nga zjarri që kaploi shtëpinë humbën jetën nëna dhe katër fëmijët e saj, që preku thellësisht gjithë njerëzit në Maqedoni, Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot mbajti seancën 51 dhe morri vendim për ndarjen e ndihmës financiare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Përveç ndihmës fianciare, nga Qeveria informojnë se do ta vizitoj familjen Zulbeari një delegacion i Qeverisë për të shprehur ngushllime.
Almakos