Implementimi i ligjit për përdorimit të gjuhëve të sjellur në vitin 2008, në disa sektorë të caktuar ka qenë gati se i dështuar. Kështu thonë rezultatet e analizës me titull “Komunikimi qytetar dhe institucionet shtetërore në pajtueshmëri me ligjin për përdorimin e gjuhëve të vitit 2008”, të realizuar nga organizata qytetare “Vlerat e Përbashkëta”.
Profesoresha Besa Arifi, thotë se nëpunësit shtetërorë që punojnë nëpër ministri të caktuara shumë pak kanë qenë të informuar se ekziston një ligj i tillë. Ajo theksoi se mangësia më e madhe e këtij ligji ka qenë mungesa e mekanizmave për implementim, duke nënvizuar se secili ligj duhet të ketë dispozita penale dhe vetë fakti që nga viti 2008 deri më tani ka ekzistuar një ligj që nuk është implementuar në praktikë, tregon nevojë që të parashihen dënime për mosimplementimin e ligjit të ri.
https://youtu.be/RRe8TzjQuys
Besa Arifi, profesor
“ Mungesa më e madhe lidhur me implementimin ka qenë mungesa e akteve nënligjore brenda ministrive dhe institucioneve shtetërore që do të bënin të mundur implementimin në praktikë të normave ligjore. Akte të tilla nënligjore ose nuk janë sjellur fare, ose ata që kanë qenë të intervistuar si nëpunës shtetëror nuk e kanë fare idenë se duhet të ekzistojnë akte të tilla. Poashtu zgjidhjet ad hoc nuk paraqesin zgjidhje të mirëfilltë të problemit të përdorimit të gjuhëve të tjera që janë të ndryshme nga maqedonishtja, përdorimi i të cilave nuk është i rregulluar me ligj që nga viti 2008, dhe tregon mangësitë e shumëta të implementimit të kësaj.”
Ajo rekomandoi që të punohet më tepër në krijimin e këtyre mekanizmave, si dhe të ngrihet vetëdija lidhur me ligjin dhe të punohet më tepër në përcaktimin e metodave të implementimit të tij. Ndërkaq kryetarja e organizatës qytetare “Vlera të përbashkëta”, Razije Jonuzi, shpjegoi metodologjinë e përdorur gjatë hulumtimit, duke theksuar se ky hulumtim është përkthyer në shtatë gjuhë atë maqedonase, shqipe, serbe, boshnjake, rome, turke dhe vllehe.
Razije Jonuzi, kryetare e organizatës qytetare “Vlera të përbashkëta”
“Ajo që mund të vërejmë nga analiza është mungesa e informimit se si duhet të zbatohet ligji, jo gjithsecili prej tyre është që ekziston një ligj i 2008-tës. Ajo që është më me rëndësi është zgjidhja ad-hok e nevojave, nëse një palë kërkon që të flas në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Domethënë nuk janë edhe shumë të ekipuara sektorët përkatës, në momentin kur pala kërkon të flasë në gjuhë tjetër dhe jo maqedonase dhe ajo në të shumtën e rasteve është zgjedhur me zgjidhje ad-hok, në mënyrë kolegiale që t’u dalin në ndihmë për të ndihmuar palën që të përkthejë në gjuhën jomaqedone. Në të shumtën e rasteve ligji për përdorimin e gjuhëve të 2008-tës është lënë në vullnet të lirë të udhëheqësve të sektorëve. ”
Rezultatet janë marrë nga anketimi dhe intervistat që u janë bërë udhëheqësve të sektorëve përkatës. Ministritë dhe institucionet shtetërore të cilat janë të përfshira në këtë hulumtim janë ministria për transport dhe lidhje, ministria e arsimit dhe shkencës, ministria për punë dhe politikë sociale dhe sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit. Sipas Jonuzit, nuk kanë arritur t’i përfshijnë të gjithë sektorët për shkak të kohës së shkurtë që ka qenë në dispozicion për realizim si dhe për shkaqe tjera objektive.