Serbia është treguar e rezervuar për pjesmarrjen e saj në një hetim të mundshëm ndërkombëtarë për zbardhjen e rastit “ Lagjja e Trimave”, ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia të cilat janë shprehur të gatshme të bashkëpunojnë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, thotë ish ministri i brendshëm Pavle Trajanov, në një intervistë për Almakos.
“Vlerësimi im është se tani për tani ka vullnet politik në Kosovë dhe në Maqedoni për zbardhjen e rastit të Kumanovës, ndërsa Serbia ende nuk është prononcuar nëse pranon të jetë pjesë e një hetimi ndërkombëtarë. Nuk besoj se ekziston arsye të mos përfshihet sepse ata të parët kanë dërguar informata se një grup terrorist nga Kosova është duke u përgaditur për tu future në Maqedoni”, thotë Trajanov.
Sipas tij, është e pamundur të zbardhet rasti i Kumanovës, po mos marrë pasasysh interesat e qeverisë së Maqedonisë dhe të vendeve fqinje, veçanërisht të Serbisë.
“Duhet të shihet edhe roli i Sërbisë dhe Luginës së Preshevës. Që të merret vesh kjo punë duhet të merren parasysh interesat e Serbisë, Maqedonisë dhe disa strukturave nga Kosova, të cilat e dërguan grupin në Maqedoni”, thekson Trajanov.
Trajanov thotë se pa përfshirjen e faktorit ndërkombëtarë do të jetë e pamundur të zbardhet e vërteta për Kumanovën. Ai thekson se shërbimet amerikane, gjermane dhe franceze si dhe ato të Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë dipsonojnë me informacion të dobishëm që mund të ndihmojë hetimin.
Lidhur me akuzat se rasti i Kumanovës ka qënë një skenar i ish pushtetit të Gruevskit, ish ministri i brendshëm thotë se pa dyshim në këtë incident ndërthuren Interesat e politikës dhe shërbimeve të inteelegjencës.
“Duhet të zbulohet se a ka pasur vallë motiv estabilishmenti politik në Maqedoni që të provokojë destabilizim apo janë vetëm inskenime”, shton ai.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com