Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve nëpër institucionet e vendit. E fundit si dukuri ka ndodhur në Ndërmarrjen publike të rrugëve shtetërore, ku nga 90 punësime të reja, vetëm 10 prej tyre rezultojnë të jenë shqiptarë.
Kjo tregon një disproporcion të madh marrë parasysh përqindjen reale të shqiptarëve, gjë që kjo Ndërmarrje ndoshta nuk mund të jetë e vetmja kur janë në pyetje punësimet e shqiptarëve.
Kjo Ndërmarrje që nga 5 gushti 2017 udhëhiqet nga Zoran Kitanov, ndërsa tanimë ka një kohë që institucioni në fjalë nga Agjencia shtetërore e rrugëve është transformuar në Ndërmarrje publike të rrugëve shtetërore./Express/