Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kthehen në Kuvend vetëm për të penguar miratimin e Projekt-ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga kjo parti njoftuan sot se do të dorëzojnë amendamente me të cilat do të insistojnë të ndryshojnë propozim tekstin i cili të hënën hyn në lexim të tretë për të marrë edhe miratimin përfundimtar të deputetëve.
Mitko Jançev, VMRO-DPMNE
“Përmes prezencës tonë në Parlament do të mundohemi edhe një herë t’i bindim deputetët e shumicës parlamentare për rrezikun nga pasojat e miratimit të këtij ligji, i cili jo vetëm që del jashtë kornizave të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, por i vendos në pozitë të nënshtruar turqit, romët, sërbët, boshnjakët dhe pjestarët e të gjitha bashkësive tejra etnike në Republikën e Maqedonisë. Ligji ka një numër lëshimesh dhe prandaj është e papranueshme sjellja jokonstruktive e LSDM-së dhe refuzimi i propozimeve për të formuar grupe pune”
Nga ana tjetër, Qeveria ka paralajmëruar se edhe pas miratimit eventual në lexim të tretë ligji nuk mbetet përfundimtar. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski i cili i bëri thirrje opozitës të kthehet në Kuvend për t’i dhënë propozimet e tyre, tha se ligji mund të pësojë ndryshime pasi të merret mendimi i Komisionit të Venecias.
Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë
“Vendi ku deputetët e opozitës VMRO-DPMNE duhet t’i dorëzojnë propozimet e tyre në Kuvendin e RM. Lidhur me komisionin e Venedikut, Qeveria që nga 4 gushti solli konkluzë se Ligji pas miratimit në Kuvend do të shkojë i tëri për mendim në Komisionin e Venedikut dhe kur do të kthehet në Republikën e Maqedonisë ka koncenzus politik dhe vullnet politik që të gjitha vërejtjet dhe mendimet e Komisionit të Venedikut të implementohen në të njëjtin ligj”
Projektligji për Përdorimin e Gjuhëve të hënën do të hyjë në lexim të tretë në Kuvend. Kjo bëhet pasi presidenti Gjorgji Ivanov nuk pranoi ta nënshkruaj ligjin pasi u miratua në lexim të dytë. Ivanov ligjin për përdorimin e gjuhëve e quajti antikushtetues dhe represiv.