Avokati i ish kryeministrit Nikolla Gruevskit sot në vazhdimin e seancës për lëndën ‘’TNT’’ ku klienti i tij është i akuzuar i parë, ka kërkuar që media të largohet nga gjykataria, por gjykata e ka hedhur poshtë kërkesëne tij.
Avokati i Gruevskit, Dimitar Dangov ka kërkuar mediat të mos raportojnë nga gjykimi sepse kamerat i duken shumë dasmore. Mirëpo gjykatësi Ognen Stavrev ka vazhduar gjykimin duke thënë se nuk ka asnjë pengesë.
Në lëndën për shkatërimin kompleksit rezidencial Kosmos përveç Nikolla Gruevskit, të akuzuar janë dhe 6 persona ish-ministri Mile Janakieski, ish-kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Tajkovski, inspektorja e ndërtimtarisë në komunën e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit të komunës për prokurim.
Nga ana e PSP-së hetimi për këtë lëndë është hapur në prill të vitit 2016, nga Prokuroria është kërkuar që Trajkovski t’i shqiptohet masa e paraburgimit, por Gjykata e Apelit është mjaftuar me marrjen e pasaportës duke e urdhëruar të paraqitet një herë në javë në gjykatë.