Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Cipras dhe Zoran Zaev do të takohen sot për herë të parë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ku pritet të diskutohet edhe për zgjidhjen e [çështjes së emrit.
Cipras së fundmi ka shfaqur gatishmëri për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë dhe ka paralajmëruar se kjo mund të ndodhë gjatë këtij viti. Sipas tij, viti 2018 është shumë i rëndësishëm për Greqinë jo vetëm për tejkalimin e krizës financiare por njëkohësisht po hapet një dritare e mundësive për zgjidhjen e çështjes së emrit.
“Jam i sigurt se tani ka ardhur koha për ti sjellur vendimet e nevojshme për ta justifikuar rolin e Greqisë si fuqi drejtuese e Ballkanit, por dhe si shtyllë e stabilitetit në regjionin e gjërë, tha Tsipras.
Zoran Zaev në deklaratën e tij të fundit gjithashtu është shprehur me një ton pozitiv duke deklaruar se me Greqinë do të ndërtojnë miqësi edhe më të madhe dhe se do të zgjidhen të gjitha çështjet që ta ruajnë dinjitetin të dy palët.
Аlmakos