Sa fëmijë fantom ka në Maqedoni dhe çfarë fati i pret ato në të ardhmen? Për këtë dhe shumë probleme të dhimbshme të fëmijëve lypsar nga familje me prindër të paarsimuar dhe varfëri të skajshme, flet për Almakos drejtori i Ambasadës për fëmijë Megjashi, Dragi Zmijanac.
Në intervistën ekskluzive në kuadër të emisionit “Pa teklif me Naser Selmanin”, Zmijanac rëfen për rrezikun që fëmijët e paregjistruar të kidnapohen nga trafikantë të organeve dhe të zhduken nga faqja e dheut sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
Ai tregon se si prindërtit keqpërdorin fëmijët e tyre si lypsarë për të ushqyer familjen dhe elaboron zgjidhjet e mundshme për të pushuar abuzimi me fëmijët.
Për të mësuar se pse fëmijët janë viktima më të mëdha të dhunës në familje dhe si Maqedonia ratifikon konventat për të drejtat e fëmijës dhe nuk i zbaton ato, ndiqni intervistën me njeriun e parë të Megjashit, në Almakos.