Për këtë të shtunë është caktuar një takim i përbashkët i kreut shtetëror për të diskutuar çështjen e emrit të vendit, shkruan Fakte. Pas takimit që pritet nesër ta ketë kryeministri Zoran Zaev me kryeministrin grek Cipras në Davos, të shtunën kjo çështje do të shtrohet në tavolinë në Shkup, për ta diskutuar krerët e partive më të mëdha në vend, në prezencë edhe të Presidentit.
Siç mësohet, në takim do të marrin pjesë kryeministri dhe njëherit kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i partisë më të madhe shqiptare BDI, Ali Ahmeti, kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, si dhe Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov. Sipas agjendës së ngjeshur, të imponuar nga ndërkombëtarët, zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë duhet të ndoshë brenda këtij viti./FAKTE.Net