Gara për pozicionime dhe mospërfillja e strukturave partiake nga ana e Ramiz Merkos ka filluar të tensionojë situatën brenda figurave kyçe në degën e BDI-së së Strugës, mëson ts.mk Sipas burimeve të sigurta, sot rreth orës 14:30 nga dëshmitarë të rastit janë dëgjuar të shara, përplasje gjërash dhe thyerje xhamash në katin ku ndodhet kryetari i komunës.
Burimet tona nuk saktësojnë se kush e ka kryer aktin apo ndaj kujt janë drejtuar ofendimet dhe sharjet, por jozyrtarisht marrim vesh se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të pakënaqësive nga ndarja e pozitave drejtuese. Një pjesë të madhe të pozitave të rëndësishme i ka marrë LSDM me kuadro maqedonase, ndërsa disa pozita i kanë marrë kuadro jopartiake por që vijnë nga grupe interesi dhe private të Merkos.
Premtimet e mëdha gjatë fushatës dhe pamundësia për ti kënaqur strukturat partiake ka filluar që në ditët e para të mandatit të Merkos. Situata filloi të tensionohet me përzgjedhjen e kuadrove në Këshillat Drejtuese dhe Mbikqyrëse të ndërmarrjeve komunale ku Merko delegoi anëtarë të familjes si vajzën e tij, farefis dhe të punësuarit në Universitetin e tij privat. Se si do rrjedhin ngjarjet do duhet të presim në ditë në vazhdim./TetovaSot/