Nxënësit që e ndjekin mësimin në gjuhën turke, pranë Shkollës së Mesme lokale Mirko Mileski në Kërçovë dhe prindërit e tyre, për shkak të problemeve të shumta në këtë shkollë, nuk morën pjesë në mësim duke bojkotuar fillim e gjysëmvjetorit të dytë.
Nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle e bojkotojnë mësimin për shumë arsye siç thonë: për shkak të mungesës së zëvëndës drejtorit, pedagogut, psikolog turk dhe një person përgjegjës për klasat turke.
Ata shprehen se mësuesëve nga viti i dytë dhe tretë në departamentin elektronik të shkollës profesionale nuk i’u është bërë pagesë në kohë.Ata ankohen dhe për ndarje të padrejtë të ndërtesës në mes maqedonasve, shqiptarëve dhe turqëve. Sipas tyre tabela e emrit të shkollës cila është ndërtuar nga ana e TIKA-s dhe duhet të quhet Mehmet Akif Ersoy është vendosur brenda kurse ata konsiderojnë se duhet të vendoset jashtë.
Shkollat e mesme në Lisiçanë dhe Çellopek në Kërçovë janë shumë të vjetër dhe vazhdimisht dështojnë dhe në çdo moment mund të shemben gjë që paraqet rrezik te nxënësit.
Nxënësit dhe prindërit me këtë bojkot kërkojnë që të merren masa urgjente, kurse nesër pritet të protestojnë prindërit dhe nxënësit para godinës së shkollës.