Gazetarët në Maqedoni nuk kanë siguri, ato sulmohen, kërcënohen, rrëmbehen dhe linçohen. Kështu thuhet në raportin e ri të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë mbi lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në vitin 2017, njofton Almakos.
Kryetarit i SHGM-së Naser Selmani, konsideron se gazetarët sulmohen për të heshur ata si dhe opoinioni të mos informohet për keqpërdorimet e pushtetit.
‘’Vitin e kaluar kemi regjistruar gjithsej 18 sulme të reja ngaj gazetarëve prej të cilave 13 sulme fizike dhe verbale kurse të tjerat janë fyerje, pengesë në punë dhe shkatërrim i pronave të gazetarëve’’ tha kryetari i SHGM.
Sipas Selamniit, vitin e kaluar 95 për qind e sulmeve janë kryer nga qeveria e mëparshme, domethënë opozita aktuale.
Ai tha se edhe Qeveria e re nuk është e interesuar seriozisht për të ndëshkuar dhunesit e gqazetarëve. Këtë Selmani e ilustori me faktin se dhunesit e deputetëve dënohen me procedurë të shpejtë, ndërsa dhunuesit e gazetarëve ende janë në liri.
‘’Sulmet më brutale ndaj gazetarëve kanë ndodhur më 27 prill, kur mbështetësit e VRMO-DPMNE-së dhunshëm kanë hyrë në Kuvend me qëllim që të pengojnë formimin e qeverisë së re. Ato fizikisht kanë sulmuar gazetarët dhe kamermanët dhe i kanë ndaluar të informojnë për ngjarjet e Kuvendit, u kanë marëë dhe i kanë shkatërruar kamerat dhe telefonat e tyr. Disa prej tyre janë mbajtur peng duke u kërcënuar me armë, kurse policia nuk i ka mbrojtur. Për këtë ngjarje Prokuroria publike ka formuar lëndë dhe ka identifikuar sulmuesit, por ata ende nuk kanë dalur para drejtësisë, tha Selmani.
Përveç mungesës së sigurisë gjatë punës, sipas Selmani shqestësues është gjendja socio-ekoniomike e gazetarëve. “45 për qind e gazetarëve kanë paga më të ulëta se mesatarja e vendit, kurse shumica e tyre nuk kanë as marrveshje për mardhënie pune”, tha ai.
Sipas raportit të fundit të Freedom House për vitin 2017, mediat në Maqedoni nuk janë të lira dhe sipas Indeksit të Lirisë së Medias e Reporterëve pa Kufij, Maqedonia renditet në vendin e 111 prej 180 shteteve.
Almakos.com
A.M